Ballina Sport Futboll Bayerni huazon Ibrahimoviqin te Heidenheimi

Bayerni huazon Ibrahimoviqin te Heidenheimi

Lojtari nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq është larguar nga Bayerni.

Mirëpo Ibrahimoviq nuk është larguar nga Bundesliga, pasi që është huazuar te skuadra e Heidenheimit.

Ai do të jetë i huazuar gjatë tërë sezonit 2025-2026.

Ibrahimoviq, kishte qenë më parë i huazuar në Serie A, fillimisht te skuadra e Frosinones dhe së fundi te gjiganti italian, Lazio.