Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE lehtëson sanksionet për Sirinë për të përshpejtuar ndihmën ndaj tërmetit

BE lehtëson sanksionet për Sirinë për të përshpejtuar ndihmën ndaj tërmetit

Bashkimi Evropian ka lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Sirisë për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave në vend dy javë pas tërmeteve shkatërruese.

Organizatat e ndihmës nuk do të kenë më nevojë të kërkojnë leje nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së përpara se të dërgojnë furnizime dhe shërbime për entitetet e sanksionuara në Siri, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.

Masa do të zgjasë për gjashtë muaj dhe është marrë “duke pasur parasysh peshën e krizës humanitare në Siri të përkeqësuar nga tërmeti”. /mesazhi