BE po synon të përshoejtojë procedurat e aplikimit për azil dhe riatdhesime

Ylva Johansson

Vitin e kaluar mbi dy të tretat e kërkesave për azil u refuzuan

Përshpejtimi i procesit të aplikimit për azil dhe garantimi i riatdhesimit të shpejtë për ata që nuk kanë dokumentet e duhura ishin pikat kryesore të theksuara nga eurokomisionerja e Brendshme, Ylva Johansson, në diskutimin për paktin e ri për migracionin dhe azilin në Parlamentit Europian.

“Vitin e kaluar mbi dy të tretat e kërkesave për azil u refuzuan”, specifikoi Johansson, duke propozuar vendosjen e standarde europiane për kontrollimin e migrantëve gjatë mbërritjes, për të siguruar që të gjitha të dhënat të përfundojnë në sistemin e përbashkët Eurodac, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

“Në 2019, gjysmë milioni njerëz morën një vendim kthimi, por vetëm një e treta u dërguan sërish në vendet e tyre të origjinës”, shtoi ajo.

Johansson theksoi se është e nevojshme gjetja e një mënyre të re se cilat Shtete Anëtare do të jenë përgjegjëse për trajtimin e kërkesave të azilit, duke shpjeguar se në propozimin e hartuar nga Komisioni “jo vetëm vendi i hyrjes së parë do të jetë përgjegjës, por disa kërkesa mund t’u shpërndahen Shteteve të tjera Anëtare në rast se ka një lidhje”