Bëji gjërat vetëm për hirë të Zotit

Dr. Rijad Imeri

Bëji gjërat vetëm për hirë të Zotit dhe kjo do të bëj që të çlirohesh

▪️nga pritja e pa fund se një ditë do të jet mirënjohës ndokush
▪️nga dhimbja e të kthyerit me të keq
▪️nga dëshira për hakmarrje
▪️nga dëshpërimi i vazhdueshëm
▪️nga zhgënjimi prej njerëzve që dikur u besove
▪️nga dy (apo shumë) fytyrësia e njerëzve
▪️nga interesi i kësaj bote
▪️nga shkurtpamësia
▪️nga dobësimi i vullnetit për të vepruar mirë
▪️nga shija e hidhur e tradhëtisë

dhe kujtoje fjalën e Zotit drejtuar Ebu Bekrit i cili deshi ta ndal ndihmën e tij ndaj një të varfëri shpifës kundër vajzës së tij Aishes r. a.:

“A nuk dëshironi që Allahu të ju fal juve? E Allahu është Falës e Mëshirues” (Kur’an 24:22)

Ai tha: Gjithësesi o Zoti im…. dhe vazhdoi ta ndihmoj atë të varfër, edhe pse shpifës, me
pasurinë e tij sa ishte gjallë.

Nga: Dr. Rijad Imeri