Benjamin Netanjahu dërgohet me urgjencë në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve shendetesore si temperaturë e lartë dhe kollë.

Mjeku i tij personal, Dr. Zvi Herman Berkoqitz, tha se dyshonte se Netanyahu nuk kishte marrë sa duhet pushim që duhej të shërohej nga sëmundja e cila iu shfaq dy javë më parë dhe prandaj simptomat e tij u përkeqësuan.

Ndihmësit që biseduan me të në spitalin Hadassah të Jeruzalemit thanë se nuk kishte nevojë të emërohej një zëvendësim për të. /MESAZHI/