Benzema paralajmëron kundërshtarët: Është vetëm para-sezoni

Real Madrid fitoi ndeshjen e tyre të parë të para-sezonit duke mposhtur Fenerbahcen 5-3, por Karim Benzema nuk po entuziazmohet nga kjo fitore.

Los Blancos po shijojnë një para-sezon jo të mirë, edhe pas revolucionit të Zinedine Zidane.

Ashtu siç ishte kur rezultatet nuk po shkonin më mirë, sulmuesi francez po vendos gjithë fokusin e tij në fillimin e sezonit 2019/20, përcjell lajmi.net.

“Më lejoni t’ju them diçka, kjo quhet para-sezon”, u tha ai gazetarëve pasi shënoi një het-trik në fitoren e së mërkurës.

“Para-sezoni është për të arritur në një nivel të lartë për kur fillon kampionati”.

“Ne po punojmë shumë në nivel fizik dhe në nivel taktik”.

“Kritika është normale pasi humbni në derbi dhe pranoni shtatë gola, por kjo është në të kaluarën dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.

”Tifozët duhet të besojnë te ne”, tha ndër të tjera Benzema.  /lajmi.net