Berisha fillon stërvitjet me Fortunan, i gatshëm për të debutuar të shtunën

Mesfushori kosovar, Valon Berisha ka stërvitur sot për herë të parë me skuadrën gjermane, Fortuna Dusseldorf.

Berisha u transferua dje (e enjte) te Dusseldorf në formë huazimi deri në fund të sezonit nga skuadra e Lazios, raporton lajmi.net

Kapiteni i Kosovës luajti pak me kryeqytetasit, duke kaluar një sezon aspak të lehtë për shkak të lëndimeve.

Mesfushori pritet të ftohet për ndeshjen e fundjavës kundër Eintracht Frankfurt, dhe gjasat për të debutuar janë të mëdha.

Lojtari pritet të zë vend shartues në Dusseldorf, duke e parë kualitetin dhe konkurrencën në skuadrën gjermane.