Berisha mungon ndaj Frankfurtit

Sulmuesi Mërgim Berisha nuk do të jetë në gjendje të luajë as në duelin që Augsburgu e zhvillon në udhëtim tek Eintracht Frankfurti. Dueli Frankfurt – Augsburg zhvillohet të shtunën dhe i takon xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane.

Golashënuesi më i mirë i Augsburgut këtë edicion, Berisha, që është edhe në listë për të hyrë në formacionin më të mirë të Bundesligës këtë edicion, vuan nga lëndimi i nyjës së këmbës. Lajmi është konfirmuar të enjten nga trajneri Enrico Maassen.

24-vjeçari që përfaqëson Gjermaninë ka zhvilluar 20 ndeshje në Bundesligë me Augsburgun, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka katër asistime.

Augsburgu ka 30 pikë në vendin e 13-të dhe po lufton për mbetje në elitë.