Besart Berisha ka vazhduar qëndrimin te klubi australian me marrëveshje të re.
Besart Berisha ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Melbourne Victory.
Sulmuesi kosovar ka vazhduar qëndrimin te klubi australian me marrëveshje të re njëvjeçare.
“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe skuadrën, ishin arsyeja e madhe pse vendosa të nënshkruaj zgjatjen e kontratës”, ka thënë Berisha.
Berisha iu bashkua Melbourne Victorys në vitin 2014, duke e fituar kampionatin dhe FFA Cup në vitin 2015.