“Bezisteni” dikur dhe sot

“Bezisteni” në Çarshi të Shkupit dikur ishte në pronësi të shtetit por tanimë është në pronësi të BFI – Myftinisë së Shkupit të cilin vakëf e emëruam Qendra Kulturore Islame “Bezisten”.

Pas shumë përpjekjeve, angazhimeve e punimeve të realizuara në njërën nga hapësirat, për disa muaj ne arritëm që t’ia kthejmë pamjen që meriton tanimë Zyra e Myftinisë së Shkupit në Beziten .

Nëpërmjet disa fotografive po ju paraqesim disa pamje nga gjendja e njërës nga hapësirat e Bezistenit, – Zyra e Myftinisë së Shkupit, kur dikur kjo hapësirë ishte në pronësi të shtetit dhe disa fotografi të tjera nga gjendja aktuale pas punimeve të realizuara.

Me ndihmën e dashamirëve dhe falë bujarisë e vullnetit të tyre të mirë ne po mundohemi që ta shndërrojmë në objekt me motive islame.

E ndjej për obligim që t’i falenderoj ne emrin tim personal dhe Myftinisë Shkupit të gjithë ata qe u bene hisetarë në këtë realizim dhe sakrifikuan nga pasuria e tyre për ta fituar këtë pamje të bukur.

 

Nga: Muftiu i Shkupit Qenan Ismaili