Bie ChatGPT në mbarë botën

Në faqen e statusit të OpenAI thuhej se ka një ndërprerje aksesi në chat.open.ai.com.

ChatGPT ndaloi së funksionuari ditën e Hënë me përdoruesit në mbarë botën që ankoheshin për probleme me aksesin.

Down Detector zbuloi qindra raportime nga përdoruesit e ChatGPT dhe GPT-4 të cilët thanë se OpenAI kishte rënë dhe roboti i komunikimit me inteligjencë artificiale nuk funksiononte.

Në faqen e statusit të OpenAI thuhej se ka një ndërprerje aksesi në chat.open.ai.com.

Versioni më i fundit i mjetit me inteligjencë artificiale u lançua ktë muaj pas suksesit që ChatGPT pati në 2022. GPT-4 ka provuar të jetë shumë i suksesshëm në një gamë detyrash ndërsa OpenAI pretendon se teknologjia mund të përpunojë udhëzime të reja krahasuar me paraardhësin ChatGPT.

Përdoruesit kanë arritur të rikrijojnë video lojëra klasike me GPT-4 në pak sekonda si dhe përdorur për të ndërvepruar me njerëzit për kryerjen e disa punëve.

Avancimet e bëra nga OpenAI në vitet e fundit kanë bërë që hulumtuesit ti tremben nëse inteligjenca artificiale po zhvillohet me ritme më të shpejta sesa ishte menduar në fillim. /PCWorld Albanian