Bien shërbimet e cloud të Microsoft, dhjetëra uebsajte offline

Microsoft tha në faqen e statusit të shërbimeve se një problem me DNS (Domain Name Systems) kishte shkaktuar ndërprerjen dhe tashmë të gjitha shërbimet janë plotësisht funksionale.

Ditën e Enjte Microsoft tha se kishte adresuar një problem me shërbimet Microsoft 365 përfshirë Teams dhe Azure pasi shumë përdorues nuk mund ti aksesonin.

Microsoft tha në faqen e statusit të shërbimeve se një problem me DNS (Domain Name Systems) kishte shkaktuar ndërprerjen dhe tashmë të gjitha shërbimet janë plotësisht funksionale.

DNS është numeratori i internetit i cili bën të mundur lidhjen e kompjuterëve me uebsajtet dhe serverët përkatës. Mijëra përdorues raportuan në Downdetector mëse 8 mijë incidente.