Bill Clinton arrin në Kosovë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, para pak minutash ka arritur në Kosovë.

Miku më i madh i kosovarëve ka ardhur me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.Clinton është pritur nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.Ai sot do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.Gjatë takimit me Thaçin, Clinton do të dekorohet.