Bill Gates premton të dhurojë gjithë pasurinë për bamirësi

Aktualisht ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh sipas Forbes por pas donacionit të fundit do të bjerë në ndjeshëm.

Miliarderi Bill Gates premtoi përsëri të dhurojë gjithë pasurinë duke shtuar se një ditë nuk do të jetë më pjesë e listës së njerëzve më të pasur në botë.

Qëndrimi i tij erdhi ndërsa bashkëthemeluesi i Microsoft tha se do të dhuronte 20 miliardë dollarë tek fondi i tij filantropik. Njeriu i katërt më i pasur në botë tha se ishte detyrim për të që të rikthente burimet e tij tek shoqëria.

Gates premtoi në 2010-ën të dhuronte të gjithë pasurinë e tij, por që prej asaj kohe pasuria i është dyfishuar.

Aktualisht ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh sipas Forbes por pas donacionit të fundit do të bjerë në ndjeshëm.

Në rrjetin social Twitter shpjegoi se shpenzimet e fondacionit do të rriteshin nga 6 miliardë në vit në 9 miliardë dollarë deri në 2026.

Fondacioni Gates punon në vende të ndryshme të botës për të luftuar përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si Malaria, apo vende të varfra për të përmirësuar edukimin.

Mendohet se është fondacioni i dytë më i madh në botë me asete prej 49.8 miliardë dollarëshe dhe mbështetet nga miliarderë të tjerë si investitori Warren Buffet.

Gates mbajti titullin si njeriu më i pasur në botë nga 1995 deri në 2010-ën dhe më pas nga 2013 në 2017. /PCWorld Albanian