Bisedat audio të Discord vinë në Xbox

Integrimi bën që të gjithë përdoruesit e Discord në Xbox, PC dhe mobile ti bashkohen të njëjtave kanale të komunikimit zanore.

Pas një testimi në muajin Korrik, bisedat zanore të Discord tashmë janë të disponueshme për të gjithë konsolat Xbox One dhe Xbox Series X/S.

Integrimi bën që të gjithë përdoruesit e Discord në Xbox, PC dhe mobile ti bashkohen të njëjtave kanale të komunikimit zanore.

Fillimisht përdoruesit duhet të lidhin llogaritë në Discord dhe Xbox. Nëse e keni bërë më parë, duhet ta bëni nga e para sepse nevojiten lejet për aksesimin e audios që integrimi të funksionojë.

Discord në Xbox funksionon duke transferuar zërin tuaj nga platforma në konsolë. Kështu nuk mund ti bashkoheni një thirrje zanore direkt në Xbox.

Duhet ta filloni bisedën në desktop ose mobile dhe më pas të përdorni aplikacionet Discord dhe Xbox për të transferuar atë. Pasi të keni lidhur llogaritë do të shikoni një buton të ri “Join on Xbox” në Discord që nis këtë proces.

Pasi të klikoni butonin, aplikacioni Xbox do të hapë telefonin duke kërkuar të dijë nga cila konsolë të filloni bisedën. /PCWorld Albanian