Bitcoin bie në mënyrë të ndjeshme

Çmimi ra në 63,555 dollarë, niveli më i ulët i dy javëve të fundit, ndërsa ether u tkurr me 4.4 përqind në 3,355 dollarë.

Bitcoin ra me 5.7 përqind ditën e Marte, rënia më e madhe në një ditë të vetme në dy javët e fundit ndërsa një valë shitjesh goditi kriptomonedhat dhe asetet e tjera si aksionet.

Çmimi ra në 63,555 dollarë, niveli më i ulët i dy javëve të fundit, ndërsa ether u tkurr me 4.4 përqind në 3,355 dollarë.

Ende që nga fillimi i vitit bitcoin është rritur me 52 përqind. Të Enjten e kaluar kriptomonedha arriti nivelin e ri rekord prej 74 mijë dollarësh.

Por që prej asaj dite bitcoin ra me 9 përqind ndërsa ether humbi 13 përqind. Por kriptoasetet e tjera si solana dhe avax u rritën me 19 përqind dhe 17 përqind sipas Coingecko.

Qarkullimi i kapitali në 10 ETF-të më të mëdha të bitcoin është ngadalësuar në ditët e fundit. Sipas të dhënave të LSEG, 178 miliardë janë investuar ditën e Hënë, krahasuar me mbi 400 miliardë dollarë javën e kaluar.