Bitcoin ngjitet në 64 mijë dollarë

Kujtojmë se vlera më e lartë e arritur prej Bitcoin ndonjëherë është shënuar në Nëntor të 2021 me 68,999 dollarë.

Bitcoin u rrit në nivelin më të lartë të dy viteve të fundit duke kapërcyer nivelin e 64 mijë dollarëve. Mëngjesin e sotëm monedha u vlerësua me 64,285 dollarë, pika më e lartë që prej fundit të 2021.

Kujtojmë se vlera më e lartë e arritur prej Bitcoin ndonjëherë është shënuar në Nëntor të 2021 me 68,999 dollarë.

Që nga fillimi i vitit vlera e tregut e kriptomonedhës është rritur me 50 përqind dhe kjo rritje erdhi kryesisht nga shtimi i volumit tregtar të fondeve bitcoin.

Në fillim të vitit u aprovuan fondet e para të tregtueshme të Bitcoin në SHBA. Lançimi i tyre i hapi rrugë përfshirjes së investitorëve të mëdhenj dhe shtuar entuziazmin rreth kriptomonedhës.

Edhe kriptomonedhat e tjera janë rritur si ether që preku nivelin 3490 dollarë ditën e Hënë, pika më e lartë e dy viteve të fundit.