Bokseri shqiptar, Shefat Isufi bokson sonte në Beograd

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, sot do të rikthehet në ring, ku do të përballet me Ericles Torres Marin në Beograd te Serbisë.

Isufi dhe Torres Marin do të zhvillojnë meçin e tyre në kuadër të “Petkos Boxing”.

Përballja e këtyre dy boksierëve do të zhvillohet nga ora 18:30 dhe do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Sport.

31 vjeçar nga Tërnovci ka të fituara 30 duele dhe ka 4 humbje. Ndërsa, Torres Marin, ka një bilanc prej 20 fitoreve dhe 17-të humbjeve.