Boomi AI e bën Microsoft kompaninë më me vlerë në botë

Gjiganti i teknologjisë, i cili së bashku me Nvidia dhe Amazon i dhanë inteligjencës artificiale një fokus të veçantë, ka përjetuar rritje substanciale përgjatë vitit të kaluar.

Microsoft ka eklipsuar Apple për tu bërë kompania më e madhe në botë për nga vlera e tregut, një ekspansion i udhëhequr nga vëmendja e veçantë që i ka kushtuar inteligjencës artificiale gjeneruese, një sektor që ka joshur investitorët.

Gjiganti i teknologjisë, i cili së bashku me Nvidia dhe Amazon i dhanë inteligjencës artificiale një fokus të veçantë, ka përjetuar rritje substanciale përgjatë vitit të kaluar.

Vlera e tregut e Microsoft është rritur me më shumë se 1 trilionë dollarë. Analistët kanë filluar të bëjnë krahasime me fillimin e viteve 2000 ku kompanitë e interneti dhe teknologjisë filluan të zëvendësonin firmat konsumatorë dhe financiare si udhëheqësit e rinj të tregjeve globale.

Sipas të dhënave të LSEG, vlera e Microsoft arriti në 2.887 trilionë dollarë, më e larta regjistruar ndonjëherë, ndërsa e Apple ishte 2.875 trilionë dollarë. Kujtojmë se vlera më e lartë regjistruar prej Apple është 3.081 trilionë dollarë më 14 Dhjetor.

Microsoft ka inkorporuar teknologjinë e OpenAI në suitën e softuerëve të saj të produktivitetit, një lëvizje e cila solli një ringjallje të biznesit cloud. Përqendrimi në inteligjencën artificiale i ka dhënë një mundësi Microsoft të sfidojë dominimin e Google në kërkimin në ueb.

Apple nga ana tjetër po përballet me sfida si rënia e kërkesës për produktin e saj më fitimprurës, iPhone. Kompania po vuan në Kinë, një treg kyç për Apple ku rikuperimi ekonomik nga pandemia e Covid-19 ka qenë i ngadaltë ndërsa konkurrenca me Huawei është bërë më e egër.