Borrell deklarohet sërish për takimet e sotme: Duhet më shumë punë

Pas përfundimit të takimeve në Bruksel, në mes palës kosovare dhe asaj serbe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Joseph Borrell është deklaruar sërish.
Borrell shkroi se të dyja palët janë pajtuar që të vazhdojnë përpara me planin franko-gjerman, derisa theksoi se sot janë bërë disa përparime, por që duhet ende shumë punë.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë”,shkroi ai.

“Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit mars do të thërras një takim tjetër mes dy liderëve, me qëllim finalizimin e diskutimeve për ankesin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të marrëveshjes”