Borrell: Rusia e izoluar, do ta humbasë luftën

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se agresioni rus mbi Ukrainë po vazhdon të shkaktojë “valë shpërthyese”, duke shtuar se Rusia po vazhdon të bëhet gjithnjë e më e izoluar.

“Rusia do ta humbasë këtë luftë. Ajo po bëhet gjithnjë e më e izoluar, si moralisht ashtu edhe politikisht. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai të hënën.

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë një mision ushtarak të trajnimit në Poloni për ushtarët e Ukrainës. Do të synohet miratimi për ndarjen e fondeve shtesë nga një Fondi Evropian i Paqes.

I pyetur për raportet rreth rimbursimit të kostove, Borrelli u shpreh se “paratë janë të mjaftueshme, mos u shqetësoni për paratë”.

Kievi u sulmua me dronë kamizakë mëngjesin e së hënës, derisa të paktën tre civilë ukrainas mbetën të vdekur. /koha