Bota reagon ndaj ngrirjes për vdekje të 19 emigrantëve të parregullt të shtyrë nga Greqia

Shoqëria ndërkombëtare reagon ndaj ngrirjes për vdekje të 19 emigrantëve të parregullt të shtyrë nga Greqia.

Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), tha: “Raportet e vdekjeve të emigrantëve janë vërtet shqetësuese dhe duhet të hetohen urgjentisht nga autoritetet përkatëse. Ne nuk kemi asnjë informacion të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi këtu. Megjithatë, siç e dini, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka theksuar vazhdimisht se shtetet kanë të drejtë të ushtrojnë juridiksionin e tyre në kufijtë e tyre ndërkombëtarë, por ata duhet ta bëjnë këtë në dritën e detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut”.

Shabia Mantoo, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), e quajti vdekjen e emigrantëve të parregullt në fjalë si “zemërthyese”.

Mantoo tha se ata po ndjekin nga afër ngjarjen e jetuar me të gjitha palët e përfshira në incidentin në Greqi.

“Ne po bëjmë thirrje për një hetim urgjent. Përsërisim thirrjen tonë për të siguruar që jetët, të drejtat, siguria dhe mirëqenia e refugjatëve dhe emigrantëve të mbrohen dhe të vihen në radhë të parë,” tha ajo.

Safa Msehli, zëdhënëse e Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM), tha se ata ishin të tmerruar.

Ministria e Jashtme gjermane tha në një deklaratë se njoftimet për vdekjet në kufirin greko-turk u vërejtën me shqetësim nga qeveria gjermane.

Është e rëndësishme që të zbardhen detajet e ngjarjes”, bëhet e ditur në deklaratë.

“Në parim, është e një rëndësie qendrore që të gjitha mbrojtjet kufitare të përmbushin standardet humanitare në të gjitha rrethanat dhe të jenë në përputhje me dispozitat e zbatueshme të ligjit ndërkombëtar dhe evropian”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Anitta Hipper, një zëdhënëse e Komisionit të BE-së, tha në një konferencë të përditshme për shtyp se ata shprehin keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të emigrantëve të parregullt.

“Trajtime të tilla nuk mund të tolerohen nëse konfirmohen,” tha Hipper, duke shtuar se Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson është në kontakt të ngushtë me homologun e saj grek.

Johansson kishte thënë më parë se vdekjet nga ngrirja e 19 emigrantëve të parregullt në kufirin turko-grek duhet të hetohen.

Kujtojmë se trupat e 11 emigrantëve të parregullt që ngrinë për vdekje të mërkurën u gjetën në zonën rurale Mandakoru në afërsi të fshatit Pasakoy të Edrenesë.

Një emigrant i parregullt, i cili u dërgua në spital nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha se këpucët dhe rrobat e emigrantëve të ngrirë deri në vdekje ishin hequr dhe shtyrë nga trupat kufitare greke.

Ekuipazhet gjetën edhe trupat e shtatë emigrantëve të tjerë, të cilët u ngrinë për vdekje në të njëjtën zonë të enjten. /trt