Bournemouthi prezanton Kluivertin

Bournemouthi ka konfirmuar transferimin e holandezit Justin Kluivert nga Roma.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e Bournemouthit, ndërsa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

“Jemi të lumtur që Justini është transferimi i parë për edicionin e ri. Ai përcillej nga një numër i madh i klubeve evropiane dhe arritja e tij është shenjë e ambicies së lojtarit, njësoj siç është edhe e jona. Ai është lojtar me tipare të shumta sulmuese, që ka edhe nuhatje për shënimin e golave”, ka thënë ndër të tjera shefi ekzekutiv i Bournemouthit, Neill Blake.