Brazil, nga epidemia e etheve të verdha të paktën 51 të vdekur

Të paktën 51 persona kanë vdekur nga epidemia e sëmundjes së rrezikshme të etheve të verdha në Brazil, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit deklaroi se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona të prekur nga ethet e verdha në rajonin Minas Gerais, dhe tre persona në Sao Paulo, me çka bilanci i të vdekurve në ditët e fundit është rritur në 51 persona.

Në deklaratë thuhet se ethet e verdha deri më tani janë regjistruar në 80 zona të populluara në Brazil, duke përfshirë 55 vendbanime në krahinën Minas Gerais.

Ministria e Shëndetësisë në provincën braziliane Minas Gerais gjithashtu ka njoftuar se në rajon deri më tani nga ethet e verdha kanë vdekur 44 persona. Në këtë rajon deri më tani nga kjo sëmundje e rrezikshme janë diagnostikuar te 126 pacientë, dhe 584 persona të tjerë me simptoma të ngjashme janë shtruar në spital të cilët i janë nënshtruar kontrolleve.