Brazili regjistron ditët më të nxehta të verës, plazhet plot vizitorë

Rio de Janeiro në Brazil ka regjistruar ditët më të nxehta të verës, ndaj plazhet në metropolin brazilian janë plot me njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Plazhi Ipanema, i cili ndodhet në pjesën jugore të qytetit është veçanërisht i mbushur me banues dhe vizitorë.

Temperaturat rekord u regjistruan për tre ditë radhazi në Rio de Zhaneiro, ku temperatura arriti deri në 54 gradë Celsius.

Stina e verës në Brazil zgjat nga dhjetori deri në mars ndërsa stina e dimrit nga qershori deri në shtator.