Ballina Sport Futboll Brighton interesohet për Leon Avdullahun

Brighton interesohet për Leon Avdullahun

Klubi anglez Brighton thuhet se ka shfaqur interesim për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahun.

Avdullahu ishte një prej mesfushorëve më të mirë në Bundesligë sezonin e kaluar, duke spikatur me paraqitjet e tij dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

24-vjeçari është shndërruar gjithashtu në një prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares së Kosovës, duke qenë një nga shtyllat e mesfushës së Dardanëve.

Forma dhe zhvillimi i tij kanë bërë që vlera e Avdullahut të rritet ndjeshëm, ndërsa Hoffenheimi e vlerëson mesfushorin rreth 45 milionë euro.

Interesimi nga një klub i Premier League tregon edhe një herë nivelin që ka arritur mesfushori kosovar në futbollin evropian.