Në kryeqytetin e Belgjkës, Bruksel, punonjësit në sistemin e transportit publik kanë hyrë në grevë për të tërhequr vëmendjen në pamjaftueshmërinë e të drejtave sociale dhe kushteve të punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të grevës së zhvilluar nga sindikatat e punëtorëve krahas autobusëve janë anuluar pjesërisht edhe udhëtimet e metrove dhe të tramvajeve.
Si pasojë e grevës punonjësit në qytet janë përballur me vështirësi për të vajtur në punët e tyre.
Greva e cila ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve në qendër të Brukselit do të përfundojë këtë natë.