Burri i vërtetë?!

Burri yt nuk është i dalluar as i veçantë nëse të ka blerë dhuratën që rrallë kush do ia kishte blerë gruas së tij, e as ai që të dërgoi për pushime në një vend përrallash, që gratë tjera e kanë parë vetëm në film.
Burrë që të don në të vërtetë është ai i cili me buzëqeshjen tënde kënaqet.
Loti yt e pikëllon.
Lodhja dhe plogështia yte e mërzisin.
Kur i thua që nuk ndjehesh mirë vie tek ti.
Në momente të caktuara nuk mungon.
Kohën më të bukur e kalon me ty dhe prioritet e ka familjen e më pas mikun shokun e ata tjerët.
Të blen dhurata aq sa ka mundësi, ndonëse para dhuratës vie morali i bukur dhe sjellja e mirë që ka ndaj teje!
Nuk e ngritë zërin me të shara dhe fjalë që ty të lëndojnë.
Nuk e përbuz ushqimin tënd edhepse ndonjë ditë nuk ishte qëlluar si ditëve tjera.
Dashuria rritet dhe kultivohet me sinqeritet ndaj njëri tjetrit, pa dyshim duke e ruajtur të dytë bashkë e jo vetëm nga njëra palë!

Nga: Emine Bajrami