Bushati: 17 prilli ditë e madhe për shqiptarët, përtej politikës

Qeveria pret që më 17 Prill Komisioni Euroopian të rekomandojë për Shqipërinë, çeljen e  negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht pranverës së protestave të opozitës. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nga Shkodra tha se pret që KE të konfirmojë reformat duke e kthyer 17 Prillin, një ditë të madhe për shqiptarët përtej qeverisë e opozitës.

Opozita ka nisur pranverën e protestave dbhe mosbindjes civile, por qeveria i ka syte nga Brukseli, dhe pret që më më 17 prill Komisioni Europian të propozojë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Ditmir Bushati: “17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Rama, jo për opozitën shqiptare por për Shqipërinë. Ne besojmë se meritojmë që Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim”

Nga Shkodra ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri, ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes.

Por a rrezikon Shqipëria të mos marrë përgjigjen pozitive dhe sa përgjegjesi ka qeveria. Në këtë pikë Bushati deklaron se nuk i pëlqen të flasë me nëse dhe pas çeljes negociatave beson se do të nisë puna sfiduese për antarësimin e plotë në BE.

Bushati i bëri këto deklarata pas një mbledhje mbi 3 oreshe në partinë socialiste të Shkodrës në cilësinë e koordinatorit politik të Qarkut, ku mësohet se u tregua kritik me drejtorët  me disa prej drejtorëve sa i përket sherbimit ndaj qytetarëve ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019./Ora News