Busquets i bashkohet Messit tek Inter Miami

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij Lionel Messi tek Inter Miami këtë verë.

Klubi i MLS-së e ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e mesfushorit spanjoll.

Busquets është larguar nga Barcelona si lojtar i lirë.

Qëndroi në “Camp Nou” për 18 vjet, duke fituar pothuajse çdo trofe që mund të fitohet.