Byrek me petë bakllavaje – Kombinimi më i shijshëm që do të provoni

Byreku është një nga gatime më tipike shqiptare. Nuk ka amvisë që të mos dijë ta përgatisë të pakën një nga versionet e tij të shijshme.

Receta e stome është një prej tyre. Edhe pse ne nuk jemi mësuar që petët e byrekut t’i përgatisim në këtë mënyrë, duhet ta provoni sa i mirë del.

Me butësi perfekte dhe aromë fantastike, ky byrek do t’ju pëlqejë me patjetër.

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 1 gotë e gjysmë uji me qumësht
  • Gjysmë gote uji me vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 5-6 gota uji miell
  • 3 gota uji me djathë të bardhë të thërrmuar
  • Për hapjen e petëve përdorni 100g niseshte
  • 1 gotë uji me gjalpë të shkrirë
  • 1 gotë uji me qumësht të ftohtë
  • 1 gotë e gjysmë ujë

Përgatitja

  • Në një tas hidhni qumështin, vezët, kripën dhe vajin dhe rrihini fortë me telin e kuzhinës.
  • Tani është koha që të shtoni pak nga pak miellin.
  • Miellin hidhni duke përdorur lugë, kështu nuk do të nguteni dhe brumi do të dalë elastik.
  • Pasi brumi të jetë lidhur kalojeni në tavolinën e punës dhe filloni ta punoni lehtë me duar.
  • Mjafton që sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar dhe jo e ngjitshme.
  • Ndajeni brumin në tri pjesë, dhe secilën nga pjesët ndajeni në 20 kuleçë të vegjël.
  • Merrni niseshtenë dhe nisni me hapjen e kuleçëve.
  • Mundohuni që t’i hapni me madhësinë e pëllëmbës suaj.
  • Bashkojini që të gjitha petat e vogla dhe hapini në një të vetme.
  • Ndërkohë lyeni mirë me gjalpë tavën dhe shtroni aty petën e parë.
  • Shtoni djathin e bardhë të thërrmuar, duke krijuar një shtresë të plotë.
  • Vazhdoni kështu edhe për dy petat e dytë, dhe kur ta shtroni lyejeni me gjalpë të shkrirë sipër.
  • Hidhni përsëri djathë dhe mbulojeni me petën e fundit.
  • Tani priteni byrekun me një thikë në formën e bakllavasë.
  • Me një lugë hidhni të gjithë sasinë e gjalpit të shkrirë mbi byrekun e prerë.
  • Piqeni byrekun në furrë të parangrohur me 180 gradë, duke e vendosur telin e furrës në shkallën e fundit.
  • Kur byreku të ketë marrë një ngjyrë të artë, pra pas 45-50 minutash, nxirreni nga furra dhe hidhni përzierjen me qumësht dhe ujë.
  • Futeni përsëri në furrë për ta pjekur edhe për 30-40 minuta të tjera.
  • Byreku do të ketë një shije perfekte dhe aromë shumë të mirë.