Ballina Lajmet Kosovë Bytyqi sërish ftohet të raportojë në Komisionin parlamentar

Bytyqi sërish ftohet të raportojë në Komisionin parlamentar

Për sot është paralajmëruar që para komisionit për Arsim të raportojë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Bytyqi është ftuar që të raportojë në komision lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ( EQAR).

Herën e fundit Bytyqi nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për të raportuar për këtë çështje.