Çadi premton dorëzimin e shkollave të FETO-s

Presidenti i Çadit, Idris Debi, njoftoi se në muajin dhjetor shkollat e organizatës terroriste FETO në vend do t’i dorëzohen fondacionit Maarif të Turqisë (TMV). Debi gjithashtu ka dhënë udhëzimin për deportimin e menjëhershëm të anëtarëve të FETO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të publikuar në faqen e Presidencës së Çadit, mësohet se presidenti Debi ka takuar anëtarin e bordit drejtues të Fondacionit Maarif, Dr. Hasan Yavuz, i cili ndodhet në vend për takime të ndryshme.

Ndërkohë bëhet e ditur se Yavuz i ka përcjellë Debit mesazhin për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan. Yavuz ndër të tjera ka theksuar se Çadi dhe Turqia janë në një bashkëpunim për luftën kundër terrorizmit dhe se këtë bashkëpunim do ta forcojnë edhe më tej.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit i Çadit, Ahmet Gazali Muhammed Asil, u diskutua për investimet që Turqia synon të rrisë në shumë fusha duke përfshirë edhe arsimin në vend.

Në një deklaratë në lidhje me takimin, Debi, ka njoftuar se deri më 18 dhjetor do të përfundojë dorëzimi i shkollave të FETO-s tek Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV).