Cakaj: Mirëpresim metodologjinë e re të BE-së për procesin e zgjerimit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian qartazi kërkon më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, mbështetje më të madhe politike e zhvillim më dinamik.

“Prandaj, ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Cakaj, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtjesore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020.

“Platforma e re e Komisionit Evropian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”.