Caktohet data dhe ora, kur do zhvillohet finalja e FA Cup

Shoqata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se finalja e FA Cup mes Chelseas dhe Leicester Cityt do zhvillohet në ora 18:30.

Ndeshja do zhvillohet në “Wembley” me 15 maj 2021, shkruan lajmi.net.

Chelsea arriti të kualifikohet në finale duke eliminuar Manchester Cityn, derisa Leicester mposhti Southamptonin.

Për dy skuadrat do jetë ndeshja e 10-të në FA Cup, por e parë në fazën e finales.

Mbetet të shihet se cila nga skuadrat në fund do t’i gëzohet trofeut.