Çantat e shkollës dëmtojnë shtyllën kurrizore, ortopedët: Shmangni peshat e rënda

Mjekët ortopedë kthejnë sytë nga dëmtimet skeletore që mund t’ju ndodhin fëmijëve nga peshat e rënda të çantave.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku ortoped Ilir Hasmuça shprehet se rëndesa e librave dëmton shtyllën kurrizore.

Një tjetër tendencë , kryesisht e gjimnazistëve është mbajtja e çantës në një krahë, që gjithashtu krijon problem.

Nëse nuk korrigjojmë sjelljen mjeku thotë se fëmija mund të përfundojë deri ne ndërhyrje kirurgjikale.

Qëndrimi drejt gjatë procesit mësimor por edhe në kohën që fëmijët përgatisin detyrat në shtëpi është po aq i rëndësishëm për të mos pasur probleme me shtyllën kurrizore.