Capello: Pres gjëra të mëdha nga Ronaldo në derbin kundër Milanit

Fabio Capello pret që Cristiano Ronaldo të jetë ylli i mbrëmjes në derbin e javës në Serie A mes Milanit dhe Juventusit.

Dy gjigantët e futbollit italian do të takohen mes vete të dielën në mbrëmje në ‘San Siro’ për të zhvilluar derbin e javës së 12 në Serie A.

Juventus renditet në krye të tabelës në Serie A me 11 fitore dhe vetëm një barazim, por në derbin kundër Milanit hynë pas humbjes së papritur në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

“Unë pres gjëra të mëdha nga lojtari prej të cilit priten këto gjëra”, ka deklaruar Capello, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pavarësisht nga humbja kundër Unitedit, Juvetusi arrin në San Siro në formën më të mirë dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë brenda skuadrës së Max Allegrit”.

“Do të jetë një lojë interesante në shumë mënyra”./Lajmi.net/