Casillas lirohet nga spitali, përmirësohet gjendja e legjendës

Një lajm i mirë për futbollin vije nga Portugalia, lidhur me legjendën spanjolle, Iker Casillas.

Casillas gjatë javës së kaluar ishte përballur me një sulm në zemër, sulm i cili e kishte obliguar lojtarin që të shtrihej në spital.

Ishte e mërkura e javës së kaluar dita kur gjendja shëndetësore e Casillas u rëndua, për ta lënë atë në spital.

Por, sot, ‘Bleacher report’ raporton se portieri i Porto është liruar nga spitali, pasi gjendja e tij është përmirësuar, transmeton lajmi.net.

E gjithë bota e futbollit i doli në krahë lojtarit, me shkrime motivuese duke i bërë me dije se nuk ishte i vetëm në atë luftë.

Madje, ishin edhe tifozët e Portos ata të cilët me një koreografi të jashtëzakonshme nderuan portierin spanjoll.

Gjasat janë të mëdha që Casillas të mos kthehet më në fushën e blertë, për të mos rrezikuar gjendjen e tij.