Çavusoglu: Në vend të sulmeve ndaj feve duhet të shkatërrohen ideologjitë e terrorit

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se në vend të sulmeve ndaj feve duhet të shkatërrohen arsyet kryesore dhe ideologjitë e terrorit.

Ministri Çavusoglu mbajti një fjalim në mbledhjen e 8-të të ministrave në Forumin Global të Luftës Kundër Terrorit që u organizua në Nju-Jork në kuadër të sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Në vend se të luftohet kundër ideologjive të organizatës terroriste DAESH dhe organizatave tjera të ngjashme zgjidhet rruga më e lehtë dhe sulmohen myslimanët dhe islami.

Nuk mund të sulmohen budistët ose budizmi për ato që po jetohen në Mianmar. Në vend se të sulmohen fetë duhet të zhdukim arsyet themelore të terrorit”, u shpreh Çavusoglu.

Duke theksuar se përkrahja e një organizate terroriste në luftën kundër organizatës tjetër nuk do të sjell rezultat, ministri Çavusoglu vijoi me këto fjalë: “Nuk duhet harruar që duhet të asgjësojmë ideologjitë e organizatave terroriste, por këtë nuk e shohim.

Posaçërisht në Evropë, në Parlamentin Evropian, në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shohim politikanë dhe partitë politike të cilat përkrahin disa organizatat terroriste vetëm e vetëm se ndajnë ideologjitë e njëjta si marksizmi dhe komunizmi.

Unë nuk kam problem me asnjë ideologji, ju mund ti mbroni ideologjitë e juaja në mënyrë demokratike, por nuk mund ti përkrahni organizatat terroriste vetëm për ideologji të njëjtë. Shohim se disa politikanë në Evropë bëjnë përpjekje për të nxjerr PKK-në nga lista e organizatave terroriste dhe kjo është e papranueshme”.

Çavusoglu gjithashtu shtoi se Turqia luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorit të Forumit Global të Luftës Kundër Terrorit dhe se ajo në këtë forum vazhdon dhe do të vazhdoj të ketë rol aktiv qoftë nga aspekti financiar, qoftë me iniciativa./Mesazhi/