Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu vlerësoi agjendën në një transmetim në një kanal televiziv privat.
“Të gjithë e panë rëndësinë e Turqisë në krizën e Ukrainës”, tha shefi i diplomacisë turke.
I pyetur nëse me zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a janë parë hapa konkretë për çështje si bashkimi doganor, liberalizimi i vizave, heqja e detyrimeve për hekurin dhe çelikun), Çavusoglu tha se ka shenja pozitive në mënyrë verbale, por nevojiten hapa konkretë.
“Të gjithë e panë rëndësinë e Turqisë në krizën e Ukrainës, por kjo nuk duhet të jetë një qasje e përkohshme. Rëndësia jonë ishte e qartë edhe dje, dhe nesër rëndësia e Turqisë për rajonin dhe më gjerë do të rritet edhe më shumë”, u shpreh Çavusoglu.
I pyetur nëse ka apo jo shenja për heqjen apo jo të sanksioneve të SHBA-së kundër Turqisë në kuadër të Aktit të Luftës me Sanksione ndaj Kundërshtarëve të Amerikës (CAATSA), Çavusoglu tha: “Shohim që janë më fleksibël, po mundohemi të gjejmë zgjidhje. Gjatë takimit midis (Presidentit të SHBA Joe) Biden dhe Presidentit tonë Erdogan (si pjesë e samitit të G20 në Itali në muajin tetor), u krijua mekanizmi strategjik i propozuar nga Biden. Ne zhvilluam një takim në nivel zëvendësministrash në Ankara. Ne do të takohemi në nivel ministror (në Uashington) më 18 maj.”
Kurse pyetjes nëse ka një zgjidhje për krizën e S-400 dhe F-35, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu iu përgjigj duke thënë: “Nëse kjo qasje vazhdon, besoj edhe nëse jo tani, zgjidhja do të vijë në periudhën e ardhshme.” /trt



