“Çdo gjë është shkruar” ka nevojë të sqarohet më mirë!

Hoxhë Halil Avdulli

Besimi se “çdo gjë është e shkruar” i ka lidhur mendjet tona me zinxhirë të padukshëm.

Na ka mësuar të mos pyesim, të mos kërkojmë, të mos sfidojmë.

Na ka penguar të shtrojmë pyetjen më thelbësore: Pse jemi të prapambetur?

Kjo është një justifikim që jo vetëm e prodhon prapambetjen, por edhe e trashëgon atë, duke përsëritur të njëjtat gabime, brez pas brezi.

E vërteta është se kaderi ndahet:

– Ka kader që e krijojmë vetë me veprimet tona.

– Ka kader që vjen nga Zoti, pa ndërhyrjen tonë.

Por kadaa – vendimi final – është rezultati i asaj që kemi mbjellë.

Kur shembet një pallat nga mashtrimi në ndërtim, kur dikush humb jetën në një aksident për shkak të marrëzisë së shoferit – a është kjo vërtet “fati” ynë? Apo pasojë e tradhëtive dhe idiotësie tona?

Zoti i ka dhënë njeriut vullnet të lirë, që të zgjedhë mes të mirës dhe të keqes. Ai nuk i heq njeriut përgjegjësinë për atë që vetë ka ndërtuar.

Po, ka raste kur Zoti ndërhyn drejtpërdrejt në jetën tonë – siç ndodhi me Musain, kur erdhi “sipas një kaderi të caktuar”. Por shumicën e kohës, ne vetë jemi autorët e fatit tonë.

Koha të zgjohemi. Të mos fshihemi më pas “është e shkruar”, kur jemi ne që e shkruajmë çdo ditë fatin tonë me zgjedhje, veprime dhe heshtje.

Hoxhë Halil Avdulli