Çekia eliminon Holandën

Republika e Çekisë ka siguruar kalimin në çerekfinale të “Euro 2020” me fitore ndaj Holandës.

Edhe pse shumica nuk e prisnin, çekët ia dolën të triumfojnë me rezultat 0 – 2.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk arriti t’i konkretizojë rastet.

Holanda ishte më kërkuese, por edhe Çekia kishte disa raste përmes kundëraksioneve.

Gjërat u vështirësuan për Holandën nuk Matthijs de Ligt u ndëshkua me të kuq, pasi preku topin me dorë (55′).

Ishte Tomas Holes që zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë pas asistimit të Kalas (68′)

Golin e dytë, njëkohësisht gol që e kualifikon Çekinë tutje, e realizoi Patrick Schick pas një pasimi të bukur të Holes (80′)

Në çerekfinale, Çekia do përballet me Danimarkën.