Çekia transferon ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem

Presidenti çek Milosh Zeman tha të mërkurën se vendi i tij po planifikon të transferojë ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Zeman tha se masa do të zhvillohet në tre hapa: Një konsulluatë nderi do të hapet në Jeruzalem muajin e ardhshëm, pasuar nga institucionet e tjera çeke që do të transferohen karshi ambasadës.

Përvec hapjes së konsullatës, ai nuk dha datë të saktë se kur do të kryehet ky ndërrim.

Ka kohë që Izraeli po lobon që ta shndërroj Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, veprim ky që po mbështetet nga SHBA-të. Kjo e fundit pritet që ta zhvendos ambasadën nga Tel Avivi, pasi që e njohu Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të vetshpallur hebre. /MESAZHI/