CEO i OpenAI promovon projektin e tij kripto Worlcoin

Më shumë se 2.6 milionë njerëz janë regjistruar dhe skanuar iriset e tyre të syrit nga pajisjet “orb” të Worldcoin në këmbim të një ID-je dixhitale dhe kriptomonedhave falas.

CEO i OpenAI Sam Altman ka afirmuar vizionin e tij për projektin e kriptomonedhës quajtur Worldcoin pas disa raportimeve se ishte duke kërkuar një financim prej 50 milionë dollarësh.

Worldcoin thotë se synon të krijojë një identitet global dhe rrjet financiar. Më shumë se 2.6 milionë njerëz janë regjistruar dhe skanuar iriset e tyre të syrit nga pajisjet “orb” të Worldcoin në këmbim të një ID-je dixhitale dhe kriptomonedhave falas.

Altman foli gjatë një sesioni virtual Q&A hostuar nga banka e investimeve fintech FT Partners ditën e Enjte, një javë pasi media kripto The Block raportoi se Tools for Humanity, kompania pas Worldcoin ishte duke kërkuar investime prej 50 milionë dollarë.

Kompania kërkon të ngrijë investime duke shitur kripto tokenët e projektit me një çmim oferte sipas the Block.

“Në një botë plot AI, të dish kush është njeri ka çdo ditë e më shumë rëndësi,” tha Altman ditën e Enjte.

“Besojmë se në një botë e cila dita ditës po dominohet nga AI, aftësia për të identifikuar njerëzit e vërtetë do të bëhet akoma më rëndësishme.

Kompania ngriti 115 milionë dollarë financime nga Blockchain Capital. Nga ana tjetër autoritetet rregullatorë në disa vende të botës si Mbretëria e Bashkua dhe Gjermania janë shprehur se po hetojnë Worldcoin pas lançimit në Korrik.