CEO i Reddit thotë se protesta do të kalojë dhe nuk ka pasur ndikim në financat e kompanisë

Për shumë përdorues ditën e Hënë Reddit ishte i paaksesueshëm pasi protesta filloi. Kalimi i një numri të lartë komunitetesh në private krijuan mungesë stabiliteti në platformë.

Nëse hapni Reddit në këto momente, subreddit-i juaj i preferuar mund të mos jetë i disponueshëm. Më shumë se 8 mijë komunitete në platformë janë bërë private për të protestuar ndryshimin e politikave të API të Reddit.

Moderatorët e shumë prej subreddit-eve thanë se kanë hapur aksesin në komunitetet e tyre ditën e Mërkure ndërsa të tjerë janë të gatshëm të zgjasin protestën e tyre pa afat.

Megjithatë CEO i Reddit nuk duket i shqetësuar. Sipas the Verge, Steve Huffman mësohet ti ketë thënë stafit të bllokojë zhurmën që është krijuar nga ky veprim kolektiv. Sipas tij nuk ka pasur asnjë impakt në të ardhurat e kompanisë dhe Reddit do të kapërcejë me sukses këtë sfidë.

Për shumë përdorues ditën e Hënë Reddit ishte i paaksesueshëm pasi protesta filloi. Kalimi i një numri të lartë komunitetesh në private krijuan mungesë stabiliteti në platformë.

Huffman shkroi edhe pse Reddit e kishte pritur një protestë të tillë, ai tha se disa punonjës kishin punuar me orë të gjata për të adaptuar infrastrukturën dhe përgjigjur problemeve që u shfaqen nga black-out.

Në Prill Reddit tha se do të tarifonte për përdorimin e API-së së saj. Zhvilluesit e palëve të treta kanë përdorur API-në për të krijuar aplikacione të ngjashme me Reddit por edhe mjete moderimi.

Apollo dhe RIF, dy aplikacione popullore të palëve të treta që përdorin API-në për të aksuesuar Reddit do të mbyllen më 30 Qershor pak përpara se çmimet e reja të API-ve të hyjnë në fuqi. Zhvilluesi i Apollo përllogariste se mirëmbajtja e aplikacionit do ti kushtone 20 milionë dollarë në vit me rregullat e reja të API-ve. /PCWorld Albanian