CEO i startupit që “konkurronte” Tesla dënohet me 4 vite burg për mashtrim

Milton i cili nuk kishte një diplomë universiteti, themeloi Nikola në 2015-ën dhe e prezantoi atë si një rival potencial të Tesla.

Themeluesi i startupit të kamionëve elektrikë i cili u bë popullor në SHBA është dënuar me 4 vite burg.

Trevor Milton, i cili drejtoi Nikola Corporation, u dënua për mashtrim vitin e kaluar një trupë gjykuese arriti në përfundimin se kishte gënjyer në vazhdimisht për kompaninë.

Pretendimet e tij bën që vlera e aksioneve të kompanisë të fryhej në mënyrë artificiale duke arritur kulmin gjatë pandemisë.

Milton i cili nuk kishte një diplomë universiteti, themeloi Nikola në 2015-ën dhe e prezantoi atë si një rival potencial të Tesla.

Ai pretendon se kompania e tij do të dizajnonte kamionë elektrikë dhe me hidrogjen. Në 2020-ën Nikola u bë një kompani publike pasi u bashkua me një tjetër.

Brenda pak javësh u vlerësua me 20 miliardë dollarë pavarësisht se nuk kishte prodhuar as edhe një mjet të vetëm. Ndërkaq premton se së shpejti do të njoftonte bashkëpunime me General Motors.

Po i gjithë emocioni që gjeneroi shumë shpejt u venit përballë të vërtetave të Milton. Një raport i Hindenburg Research hodhi hijet e para të dyshimit.

Një hetim nga prokurorë federalë gjeti se Milton kishte bërë deklarata të pavërteta në lidhje me të gjitha aspektet e biznesit dhe specifikisht kishte shënjestruar investitorët jo-profesionistë.

Si një shembull, ai shfaqej në një video promocionale duke treguar një kamion i cili nuk po ecte vetë por që po shkonte tatëpjetë një kodre.

Dënimi vjen 2 vite pasi Nikola pagoi 125 milionë dollarë për mashtrim tek autoritetet rregullatorë financiare.