Çfarë është një kompjuter AI? Microsoft zbulon specifikat që duhet të ketë

Gjatë një prezantimi nga Intel ditën e Marte, u mësua se prodhuesit kanë nevojë për tre komponentë specifikë nëse duan ti quajtur kompjuterët e tyre si të tillë.

Këtë vit inteligjenca artificiale do të dominojë. Çdo kompjuter i ri, lojë, softuer apo makineri vjen me AI të integruar në një mënyrë apo një tjetër.

Por kur bëhet fjalë për laptopët dhe desktopët, Microsoft ka një përcaktim specifik quajtur “AI PC.”

Gjatë një prezantimi nga Intel ditën e Marte, u mësua se prodhuesit kanë nevojë për tre komponentë specifikë nëse duan ti quajtur kompjuterët e tyre si të tillë.

E para është “një çip me NPU, CPU dhe GPU.” Është pikërisht ajo çfarë Intel po ofron me gjeneratën e 14-të të procesorëve Core Ultra të cilët kanë jo vetëm grafikat e integruara Xe por edhe një NPU si risi tashmë.

Çfarë është një NPU? Është një procesor më vete dizajnuar specifikisht për proceset AI siç është GPU për paraqitjet vizuale. Një tjetër term i përdorur për NPU është “akselerator AI.”

Megjithatë shfrytëzimi i saj është në hapat e parë dhe përdorur kryesisht në formë bazike si mjegullimi i sfondit të një video thirrjeje.

Microsoft kërkon që një kompjuter AI të ketë asistentin e saj Copilot i cili vjen i integruar në Windows 11. Dhe së fundi duhet të ketë një buton Copilot në tastierë i cili zëvendës butonin e djathtë CTRL.