Çfarë i prodhon krizat e përsëritura tek ne?

Prof. Driton Arifi

Hiqeni nga mendja, se mësyshi nuk na ka goditur, as të pamenqur e të ngathët nuk kemi lindur, por:

-Ne me kënaqësi ia kujtojmë tjetrit detyrat që ai i ka, por s’pranojmë që dikush të na i kujtojë detyrat tona.

-Përgjegjësinë e pozitën që na u besua, para së gjithash e kuptojmë si privilegj e rast për dominim, se sa një detyrë fisnike e një shansë të rrallë për shërbim.

-Ne, kërkojmë “mirëkuptimin” e të gjithëve për ngecjet e dështimet tona të përsëritura, ndërsa mezi presim që t’iu hidhemi në qafë të gjithë të tjerëve për dështimet më të vogla eventuale.

-Kritikën e sinqertë e sygjerimet vëllazërore i marrim si shenjë zilie madje dhe armiqësi, ndërsa lëvdatat e të tjerëve ndaj nesh i shohim si detyrim që duhet të na jepen nga të gjithë، fare pa përtim.

Zoti ynë, na i këndellë mendjet tona e na udhëzo drejt të Vërtetës!

Nga: Mr. Driton Arifi