Çfarë i tha Ferguson Solskjaerit para se të emërohej trajner i Man Utd?

Ole Gunnar Solskjaer do të ndjekë filozofinë e Sir Alex Ferguson derisa po përgatitet për ndeshjen e parë si trajner i Mancehster United.

Legjenda e futbollit të Norvegjisë do të pasojë Jose Mourinhon te Manchester United, dhe të shtunën do të debutojë ndaj Cardiffit.

Solskjaer që do të drejtojë Manchester Unitedin deri në fund të sezonit, e ka përshkruar Alex Fergusonin si ‘mentor’ të mirë dhe se dëshiron të luaj me të njëjtat kualitete sulmuese të përcaktuara nga ish trajneri legjendar.

“Ka të bëjë me marrjen e më të mirës nga lojtarët, duke folur me ata, terrenin e stërvitjes, filozofinë, parimet, se si duam të luajmë”, tha Solskjaer, i cili zbuloi se ka qenë në kontakt me Ferguson në ditët e fundit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk ka rëndësi se çfarë ekipi stërvitni, të gjithë duan të kenë një fotografi se si doni të luani, ata janë të gjithë lojtarë cilësorë, kështu që do të jetë më lehtë të zgjedhsh lojtarët që do të tregojnë vetën”.

“Ju luani me guxim, dilni dhe tregoni aftësitë tuaja. Sir më tha: “Dilni dhe tregoni veten tuaj dhe merrni rreziqet”