Çfarë ndodhi me Clubhouse ndërsa kompania njofton shkurtim masiv të fuqisë punëtore

Bashkëthemeluesit e aplikacionit Paul Davison dhe Rohan Seth ndanë lajmin tek punonjësit kur ata theksojnë nevojën për një “reset” në epokën pas-Covid të kompanisë.

Bashkëthemeluesit e aplikacionit Paul Davison dhe Rohan Seth ndanë lajmin tek punonjësit kur ata theksojnë nevojën për një “reset” në epokën pas-Covid të kompanisë.

“Ndërsa bota u hap pas Covid-19, është bërë më e vështirë për njerëzit të gjejnë miqtë e tyre në Clubhouse apo të shpenzojnë kohë të gjata prej përditshmërisë së tyre duke biseduar,” shkruanin themeluesit. “Për të gjetur rolin e tij në botë, produkti duhet të evoluojë. Kjo kërkon një periudhë ndryshimi.”

Clubhouse u shfaq si aplikacion në mesin e pandemisë së Covid-19 dhe fillimisht shërbimi aksesohej përmes një sistemi ftesash. Gjatë kësaj periudha shkarkimet filluan ndërsa përdoruesit po kërkonin mënyra komunikimi me miqtë.

Disa klone u krijuan gjithashtu në Twitter Spaces, Facebook Live Audio Rooms dhe Spotify Live. Por që atëherë Clubhouse ka hasur në vështirësi të qëndrojë i rëndësishëm për përdoruesit.

Ndërsa përpiqej të adaptohej në hapësirën e teknologjisë, aplikacioni lançoi një funksionalitet quajtur “Houses” në Gusht të vitit të kaluar të cilin e përshkroi si një hapësirë të dedikuar ku përdoruesit e rinj mund të bëjnë miq të rinj por në një ambient më intim.